Vasili: E turpshme, buxheti ri fut shqiptarët në emigracion dhe mjerim

0
128

 

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasil ka dalë nj një deklartë për mediat ku  e ka cilësuar të turpshëm, projekt-buxhetin e vitit 2019 të miratuar dje në Kuvend.

Vasili në fjalën e tij nuk kurseu sulmet edhe për qeverinë aktuale , teksa u shpreh se  po përgatitet për largim dhe shkatërrim të plotë të vendit.

JA DEKLARATA E TIJ E PLOTE:
Të nderuar qytetarëJemi në këtë komunikim së bashku në një moment shumë kritik për vendin dhe që lidhet pikërisht me financat e tij. Pasi çdo hap përpara apo pas lidhet pikërisht me administrimin e këtyre financave. Dje Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar, sigurisht një buxhet turpi, një buxhet i cili ka legjitimuar një grabitje shtetërore të padëgjuar dhe të dimensioneve vërtetë shumë të rrezikshme dhe tronditëse për ekonominë. Ku kryefjala e këtij buxheti, për fat të këq është një lajm shumë i zi, për shqiptarët dhe lidhet pikërisht me koncesionet apo PPP të famshëm tashmë. I cili është një nga format më të rrezikshme të grabitjes shtetërore pasi shifrat janë të tilla. Ju ftoj që të ndjekim në pak sekonda këto shifra nëpërmjet një materiali shumë të shkurtër filmik.Përsa i takon situatës me koncesionet, Shqipëria dhe qeveria shqiptare, ka ecur dhe po ecën me kokëfortësi, shumë të rrezikshme në një rrugë pa krye, pasi Parlamenti Europian vetëm pak ditë më parë ka marrë në shqyrtim gjerësisht koncesionet në Europë por veçanërisht në Ballkan dhe i ka konsideruar ato një dështim të vërtetë. Dhe materiali që i është paraqitur Parlamentit Europian, ka titullin “Si po dështojnë Partneritetet Publike Private”.

Njëherazi po ju kujtoj që dhe një tjetër material shumë i rëndësishëm, Ballkani Monitoron Financat Publike, i ka konsideruar pikërisht këto koncesione si projekte të korruptuara në thelb sepse ato garantojnë fitime të larta për korporatat dhe kompanitë, të cilat angazhohen të ndërtojnë fonde publike në mënyrë jo demokratike. Është fakt që në këto nisma, edhe klienti edhe kontraktori është pikërisht po i njëjti. Pikërisht ky i famshmi koncensionar. Shembujt që jepen janë të shumtë dhe vijnë nga realitete ekonomike, politike, demokratike, të konsoliduara që nga Anglia, Skocia, Franca, Spanja, Greqia dhe mjaft realitete të tjera, ku praktikat kanë qenë njëra më e dështuar se tjetra. Pikërisht në Skoci, niveli ekonomik i të cilës nuk ka nevojë për komentet e mia. Vetëm koncesioni i shkollave, një nismë e cila është bërë popullore dhe në Shqipëri dhe është konsideruar nga kjo qeveri si gjetje e shekullit, shkolla të ndërtuara rezultuan të gjitha me probleme kaq të mëdha dhe 12 shkolla ishin në rrezik shembje dhe është kërkuar nga sindikatat në atë vend të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme si një praktikë korruptive dhe shumë e rrezikshme. E njëjta gjë ka ndodhur me autostradat në Greqi, e njëjta gjë ka ndodhur në Francë, e njëjta gjë ka ndodhur me metro-në e Londrës. Pikërisht për këtë arsye të madhe këto projekte konsiderohen të korruptuara në thelb, antidemokratike dhe me një detyrim shumë të madh për shqiptarët. Shqipëria në mënyrë të veçantë është paralajmëruar në mënyrë të qartë nga FMN nga Banka Botërorë dhe madje dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Kërkesa ka qenë një dhe vetëm një. Ndalni koncesionet. Kjo do të thotë ndalja e shkatërrimit. Pasi këto koncesione deri tani kanë që arritur vlerën 2.2 miliardë euro dhe projektuar për 3 miliardë, e çojnë borxhin e Shqipërisë mbi 80 e ca %. Edhe për shqiptarin më të thjeshtë për ta kuptuar, është një borxh që ia thyen këmbët ekonomisë së brishtë shqiptare, është preludi i një kolapsi ekonomik pa kthim. Thënë akoma më thjeshtë që edhe shqiptari me i fundit ta kuptojë, është preludi, paradhoma e piramidave të reja financiare shumë herë më të rënda se ajo që përballuam në vitin ’97. Këtu do të thotë që të gjithë paratë publike janë futur në piramidë. Pasi vihet shumë qartë që edhe në shumë koncesione të tjera të dhëna në vende të tjera shumë më të fuqishme, shumë më të stabilizuara nga pikëpamja e administrimit të shtetit sesa Shqipëria.

Këto koncesione shpesh kanë falimentuar dhe mbetur në mes, por kur kanë mbetur në mes e gjithë ngarkesa u ka mbetur pikërisht shtetit, i cili është detyruar të ri futet në lojë me çmime dhe kosto shumë herë më të larta. Të përballojë për t’i çuar ato deri në fund dhe për të njëjtën gjë që shqiptarët kanë paguar 1 lek, kanë paguar 100 fishin e tyre duke rënduar ky borxh mbi financat, dhe në radhë të parë mbi buxhetet familjare të qytetarëve të cilët gjenden gjithmonë e më shumë të varfëruar. Pasi në vend të hapësh projekte që hapin vende të reja pune, që përdorin paranë, që nuk e grabisin paranë, që nuk e çojnë çmimin e kilometrit të rrugës nga 1,2,3, por e çojnë në 12, 13 e deri në 26 milionë euro për kilometër.

Siç ndodh në këto koncesione, duke i bërë shqiptarët jo vetëm më të varfër, por duke e futur varfërinë e tyre në dhe premisa për atë emigracion, i cili është bërë një fenomen shkatërrimtar dhe i cili po shkreton Shqipërinë edhe nga pikëpamja demografike. Pasi në një ekonomi dhe në një varfëri të tillë që shkon në kufijtë e mjerimit, sigurisht pamundësia për të jetuar detyron qytetarin e thjeshtë të ndërmarrë të gjitha mjetet e mundshme, ku kryesorja është emigracioni.

Pra bëhet fjalë për një buxhet shteti i cili nuk ka fare të bëjë më përmirësimin e jetës së qytetarëve. Nuk është sot asgjëkund, është buxheti më antisocial, më korruptiv dhe më grabitqar. Pasi 100 e ca milionë euro në këtë vit do t’i paguhen në dorë të thata koncensionarëve, duke filluar nga ata të shëndetësisë që është një histori turpi fillim e mbarim. Duke vazhduar pastaj tek koncesionet e tmerrshme të rrugëve, ku çmimet e tyre janë jo vetëm të frikshme, por do të thotë një vjedhje ditën për diell dhe për të cilat në vend që t’i shndërronin këto në investime konkrete, të prekshme e të qarta, në shkolla e spitale, në dhjetëra shërbime të tjera të cilat u mungojnë qytetarëve shqiptarë, kthehen vetëm në një dhuratë që shkon në xhepin e oligarkëve.

Sigurisht të cilët e ndajnë këtë të mirë, këtë përvetësim dhe grabitje të madhe, me ata grabitqarë që ua vënë në dispozicion, që janë qeveritarët. Dhe kjo bashkë ndarje, kjo tango që luhet midis oligarkëve dhe qeverisë, e cila ua blaton në pjatë atyre, është pikërisht tango funebre, pra një muzikë mortore për financat shqiptare por dhe për xhepat e shqiptarëve. Të tërë duhet të jenë sot të vëmendshëm, sy e veshë, ndaj kësaj që ndodh me ekonominë shqiptare, pasi dëmi dhe shkatërrimi i menjëhershëm i një ekonomie të brishtë si e jona është si shembja e një kulle që ndodh brenda natës. Dhe për fat të keq i zë të gjithë brenda, edhe ata që nuk e meritojnë.

Për këtë arsye ky është një nga buxhetet më tragjik që është miratuar ndonjëherë, tragjik në përmbajtje, tragjik në grabitjen dhe hajdutërinë e tmerrshme shtetërore, tragjik në mënyrën sesi miratohet. Dhe ky buxhet nuk përgatit asgjë tjetër përveç se dy gjëra: shkatërrimin e Shqipërisë dhe qeveritarë të cilët përgatiten për largimin e tyre, por gjithmonë siç thotë populli të largohen me hejbet plot me para, të qetë që veten e tyre e rregulluan dhe mbrapa lanë një fatkeqësi të madhe, afatgjatë, shumëvjeçare, pa kthim, një agoni të vërtetë të vendit, i cili iu besua të drejtonin vendin e tyre.

Pyetje nga gazetarët: Duke qenë se mandati i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim po shkon drejt limiteve të afateve kohore për shkak të mungesave në seancat plenare, LSI do t’i djegë mandatet apo do të shkoni në Parlament?

LSI do të vazhdojë t’iu bëjë të qartë të gjithë shqiptarëve që koncesionet janë një shkatërrim i vërtetë për ekonominë. Shkatërrim i vërtetë për të gjithë bizneset, ku bëjnë pjesë edhe bizneset mediatike. Dhe po e themi edhe një herë tjetër që do të ishte pikërisht parathënia e një kataklizmoje të njëjtë me atë të piramidave ku të gjithë gjërat e tjera do të ishin krejtësisht të parëndësishme përpara këtij dërrmimi dhe këtij rrënimi ekonomik të pa ndalshëm. Faleminderit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here