Zbardhet plagosja e 15 vjeçarit me thikë, arrestohet njëri prej autorëve

0
187

Policia ka zbardhur incidentin e sotëm në shkollën e arsimit të mesëm “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, ku mbeti i plagosur pasi u qëllua me thikë nga dy bashkëmoshatarë të tij.

Policia sqaron se në lagjen Nr. 4 janë konfliktuar për motive të dobëta nxënësit e një shkolle 9- Vjeçare. Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. Nga ky konflikt është plagosur në shpatull me mjet prerës, thikë, shtetasi A.S. 15 vjeç, banues në Durrës,  i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë kqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale. Policia ka njoftuar se është identifikuar dhe kapur njëri prej autorëve, i cili është nxënësi me iniciale S.D, teksa po punohet për kapjen e autorit tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here