Gëlltiti telefonin Nokia! Zbulohet ARSYEJA pse i riu nga Kosova rrezikoi jetën, kishte frikë se ia merrnin

0
79

Zbardhet misteri i arsyes se përse i riu nga Kosova gëlltiti telefonin e tij tip “Nokia”. Sipas mediave vendase, 33-vjeçar ishte një i burgosur, i cili mesa duket ka vendosur që ta gëlldisë telefonin, më mirë sesa t’ja merrnin gardianët. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i burgosuri i kishte planifikuar, pasi ai është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“I burgosuri, A. A, i dënuar me 4 vite per veprën penale, Vjedhje e rëndë. Me 30.08.2021 ka njoftuar se ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Pasi është vizituar nga mjekët e qendrës, menjëherë është dërguar ne Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku edhe i është bere fotografimi Rentgen. Ne fotografim është vërtetuar se i njëjti ka gëlltitur telefonin mobil, menjëherë është nisur për ne SHSKUK, ku edhe është intervenuar. Pas intervenimit, i burgosuri ne fjale është kthyer ne QP Mitrovicë, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po vizitohet nga mjeket e qendrës,”- thuhet në njoftimin e policisë.

Telefoni iu hoq nga stomaku pa operacion, pasi ‘Nokia’ i ishte ndarë në tre pjesë. Doktori që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale, Skënder Telaku, tha për se rreziku kryesor ishte bateria, e cila mund të shpërthente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here