Noli & Konica, dy “armiqtë” në një album sekuencial

0
151

Noli & KonicaDy nga figurat më të njohura të historisë dhe letërsisë shqiptare, Fan Noli dhe Faik Konica, do të “rikthehen” në një ekspozitë qe pritet të hapet më 30 mars, në Bibliotekën Kombëtare. Të njohur si personalitetet që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore, politike, letrare e shoqërore, Noli kujtohet në 50-vjetorin e vdekjes, ndërsa Konica për 140-vjetorin e lindjes. Respektivisht më 13 dhe 15 mars, duke u prezantuar në një ekspozitë, Biblioteka kombëtare i propozon publikut një qasje të veçantë që ndjek dialogun kompleks që karakterizoi të dy personalitetet duke vënë në dukje njëkohësisht kontributet e tyre të përbashkëta si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të fuqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e evropiane. Kjo ekspozitë organizohet në trajtat e një albumi sekuencial, në tekste dhe imazhe, që përcjellin një nga marrëdhëniet më komplekse të botës shqiptare, një homazh admirues për dy figurat e papërsëritshme të jetës sonë kulturore e politike: Noli / Konica.

 

 Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë dhe java e leximit në Bibliotekën Kombëtare

Për herë të parë Biblioteka Kombëtare bëhet pjesë e aktiviteteve botërore kushtuar librit për fëmijë në Ditën ndërkombëtare të librit për fëmijë. Që prej vitit 1967, 2 prilli, ditëlindja e një prej shkrimtarëve më të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël. Duke iu përgjigjur interesimit gjithnjë e më të madh të fëmijëve për aktivitete të tilla, si dhe duke iu përshtatur kalendarit shkollor në vend, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap javën e saj të letërsisë fëminore që më 26 mars me lexime të ndryshme të përzgjedhura nga vepra e Andersenit si dhe e shumë autorëve të tjerë të letërsisë fëminore. Hans Christian Andersen ose Anderseni në shqip, njihet si shkrimtari për fëmijë dhe përrallëtari më i famshëm danez . Shpesh i referuar në Skandinavia si HC Andersen, lindi më 2 prill 1805 – ndërroi jetë më 4 gusht 1875) edhe pse një shkrimtar pjellor shkroi kujtime udhëtimesh, novela dhe poezi, dhe kujtohet për mirë për tregimet e tij nga bota e zanave dhe shtojzovalleve. Popullariteti Andersenit nuk është i kufizuar tek fëmijët; tregimi i tij, quajtur eventyr në danisht, ose “përralla” në gjuhën angleze, shpreh tema që e tejkalojnë moshën dhe kombësinë. Përrallat e Andersenit, të cilat janë përkthyer në më shumë se 125 gjuhë dhe ngulitur në vetëdijen kolektive të Perëndimit, lehtësisht të arritshme për fëmijët, por duke paraqitur mësimet e virtytit dhe elasticitetit për lexuesit e pjekur. Në shqip në librin Përrallat e Andersenit kontribuan disa përkthyes të njohur ndër ta dhe Pirro Misha, Bedri Dedja, Vandush Vinçani, Dritan Thomollari, Stathi Kostari. Disa tregime të tij më popullore përfshijnë përrallat magjike si “Sirena e Vogël”, “Rosaku i vogël e i shëmtuar”, “Bilbili”, “Rrobat e reja të mbretit” dhe shumë të tjera. Tregimet e tij kanë frymëzuar drama, shfaqje të baletit, si dhe filma të animuar Disney.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency