Rama i frikësohet Ballës pasi mori më shumë vota se ai në zgjedhjet e 25 prillit/ Nuk do të ketë më fuqi në parti

0
85

Kryeministri Edi Rama shpalli ekipin e tij të ri për mandatin e tretë. Po në radhën e ndarjes së detyrave ra në sy që njeriu më i goditur politikisht ishte Taulant Balla, që në fakt rezulton deputeti më i votuar në rang Republike, me më shumë vota edhe se vetë Rama.

Që nga sot Balla nuk do të jetë më njeriu i dytë më i fuqishëm politik në këtë parti, pasi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, vend  të cilin e ka zënë, ish-ministri Damian Gjiknuri.

Edhe pse arriti një rezulat të mirë për partinë në votimet e 25 prillit në qarkun e Ebasanit, dhe nominalisht mori mbi 21 mijë vota, Balla i ka sjell plot probleme Ramës gjatë fushatës zgjedhore.

Ishte qarku ku ndodhi një vrasje për arsye politike dhe emri i tij u lakua për lidhje me bandat e këtij qyteti.

Edhe vetë ambasadorja Yuri Kim u detyrua të ulej këmbënkryq në Elbasan për të parë procesin e numërimit të votave.

Tashmë deputeti i Librazhdit që ka karrierë të gjatë në PS, që nga ndihmës i Fatos Nanos, do të mbajë vetëm detyrën organizative të kreut të Grupit Parlamentar, ndërsa nuk do të ketë funskione politike brenda partisë më të madhe në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here