Tejmbushen burgjet, rriten shpenzimet financiare për mbajtjen me ushqim të të burgosurve

0
130

“Fryrja” e ambienteve të burgjeve me të dënuar ka sjellë dhe rritjen e shpenzimeve financiare nga buxheti i shtetit për mbajtjen me ushqim dhe trajtimin e personave në ambientet e vuajtjes së dënimit. Një raport mujor i prillit 2016 i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregon se në 23 burgje janë trajtuar 5769 persona, prej të cilëve 2979 të paraburgosur, 2622 të dënuar dhe 168 shtetas me mjekim të detyruar. Kapacitetet akomoduese të institucioneve është për 5455 persona. Referuar të dhënave statistikore janë trajtuar 5584 meshkuj, 110 femra dhe 75 të mitur.   Mbipopullimi në nivel të përgjithshëm në burgje në fund të prillit ka shënuar 314 persona mbi kapacitet ose 6 përqind, duke pësuar një rritje të lehtë me 2 për qind krahasuar me muajin paraardhës.Në disa burgje ka të paraburgosur që flenë në dy shtretër. Një burim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tha për gazetën “Shqiptarja.com” se kostoja financiare ditore për një të dënuar shkon diku tek 12 deri në 15 euro. Duke llogaritur këtë shpenzim me numrin e personave që ndodhen në burgje, shpenzimet financiare për një muaj shkojnë diku tek 350-370 euro në muaj për një të dënuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here