Deklarimi i pasurive të gjyqtarëve, Hasa me të ardhura nga blegtoritë e familjes

0
141

Gjyqtari i Elbasanit, Qani Hasa, ka deklaruar miliona lekë të ardhura nga detyra e tij dhe disa aktivitete private. Ai thotë se ka 7.5 milionë lekë të reja “cash” në llogari bankare, pata të siguruara nga paga, shitja e pasurisë së bashkëshortes dhe biznesi i familjes që ai ka në Librazhd. Hasa thotë se për vitin 2015 ka patur 400 mijë lekë të ardhura vetëm nga aktiviteti bujqësor i familjes që disponon 60 dele, 27 dhi dhe dy lopë. Ka një apartament në Tiranë të lënë me qera, po ashtu edhe një garazh.

Shpëtime Pitaku, gjyqtare e Durrësit deklaron se ka 5 lokale, qeraja e të cilëve arrin 16 mijë euro në vit.

Gjyqtari Petrit Aliaj deklaron në formularin e dorëzuar në ILDKPI dhenië të një lokali me qera në Tiarnë. Por burimi kryesor i të ardhurave të tij duket paga e vajzës. Ai thotë se vajza është e punësuar në SHBA dhe përfiton 113 mijë dollarë në vit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here