1 ton drogë drejt Greqisë, Bashkim Murataj kërkon të dalë nga burgu, pretendon se ka fëmijët për të rritur, GJKKO e lë në qeli

0
125

Gjykata e Posaçme lë në burg Bashkim Muratajn, një ndër personat e arrestuar për tentativën e trafikimit të 1 ton drogë drejt Greqisë. Bashkë me të janë arrestuar dhe disa persona të tjerë, të cilët SPAK i cilëson si grup që merrej me trafik droge dhe “koka” ishtë pikërisht Murataj.

Sipas SPAK, më datë 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice.

Prej vitit 2019 ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua vetëm dy javë më parë. Mësohet se në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës, Bashkim Murataj është shprehur se ka 3 fëmijë për të cilët duhet të kujdeset, sepse edhe bashkëshortja është e sëmurë.

Ai gjithashtu ka mohuar të jetë i përfshirë në trafikimin e narkotikëve. Por, pavarësisht pretendimeve të Bashkim Murataj, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e tij dhe e ka lënë në burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here