Finalja do luhet në ‘’Air Albania’’, Ceferin flet për Conference League: Në fillim kishte kritika por…

0
125

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka folur për kompeticionin më të ri atë të Conference League. Ceferin prezantoi edhe trofeun e këtij kompeticioni, finalja e parë e të cilit do luhet në Shqipëri në ‘’Air Albania’’.

“Futbolli është gjithëpërfshirje. Futbolli është historia jonë. Futbolli është pasioni ynë dhe çdokush duhet të ketë një shans për të ëndërruar që të luajë në kompeticionet europiane. Unë mendoj se këto kompeticione tregojnë se vendet e vogla mund të luajnë me vendet e mëdha, çdokush mund të luajë më këdo. Futbolli, nuk është sport vetëm për elitën, nuk është një sport vetëm për njerëzit më të pasur në botë, por është sporti ynë dhe askush nuk mund të na e largojë.

Reagimet nga federatat anëtare të UEFA-s për këtë turne kanë qenë të shkëlqyera. Sigurisht, në fillim kishim disa kritika nga njerëz që kritikojnë gjithçka, por më pas kritikat u ndalën sepse e panë që ky është një turne shumë serioz”, tha Ceferin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here