Dita e parë e afganëve në Tiranë: Jemi të kënaqur me mikpritjen, por nuk duam të rrimë gjatë këtu

0
106

Gjatë natës s ëkaluar në vendin tonë mbërritën 2 avionë me 154 qytetarë afganë, të cilët janë strehuar në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë.

Mes tyre ishte edhe gazetari Nexhip Jasin, i cili tregon për Euronews Albania se situata në Kabul ishte e tmerrshme, teksa thotë se nuk ka në plan që të qëndrojë gjatë në Shqipëri.

“Profesioni im në Afganistan ishte gazetar. Situata në Kabul është shumë e keqe. Kjo është dita ime e parë për mua dhe kolegët e mi. Plani është që të qëndrojmë këtu disa ditë dhe më pas të vazhdojmë në një vend tjetër”, u shpreh ai.

Të njëjtin mendim kanë edhe disa studentë afganë, të cilët thonë se janë të kënaqur me mikpritjen, por kanë për qëllim të ikin në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

“Kjo është dita jonë e parë. Do të qëndrojmë disa ditë dhe më pas planifikojmë që të ikim në një tjetër vend”, tha një prej studentëve.

“Unë studioja për mjekësi në Afganistan. Nuk dua të rri këtu gjatë. Daja im është në Angli dhe qëllimi im është që të iki në një vend Europian”, u shpreh një tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here