Komiteti teknik: Shkollat do hapen, maskat në ambientet e brendshme janë detyrim

0
106

Zv/ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se në javët në vazhdim do të ketë një shtim të kontrolleve për zbatimin e aktit normative për parandalimin e përhapjes së pandemisë, kryesisht në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente publike.

Ajo u shpreh se bazuar në nivelin e deritanishëm të infeksionit, nuk ka probabilitet për shtyrje të afatit të hapjes së shkollave.

“Në supermarkete shohim shumë veta pa maska. Në radhë të parë zbatimi I masave është problem individual, Duhet të mbrojmë veten tonë dhe pjesën tjetër. Kemi detyrim kontrollin e masave dhe bashkëpunimi me strukturat që kanë për detyrë këtë punë kanë vazhduar kontrollet. Në ditët në vazhdim do intensifikohet për të aplikuar penalitetet që përmban ligji.

Për nivelin e infeksioneve që është sot shkollat do të hapen atëherë kur është parashikuar. Me shifrat që kemi sot, nuk diskutohet hapja e shkollave”, tha Rakacolli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here