Përplasja me armë zjarri në qendrën tregtare, zbardhet dinamika e ngjarjes, sherri nisi për një vend parkimi

0
114

Ngjarja e ndodhur në një prej qendrave tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, tek e cili qëlloi me armë efektivi i policisë Drilon Toska, bëjnë të ditur burimet, ka ndodhur për shkak të një konflikti banal për parkimin e një makine.

Konflikti fillimisht ka nisur nga vëllai i efektivit Drilon Toska, Arbër Toska, për shkak të një vendi parkimi. Pas konfliktit, Arbri ka kërkuar ndihmën e të vëllait, i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur konfrontimi.

Mes dy vëllezërve dhe rojeve të sigurisë private të qendrës tregtare ka pasur përplasje fizike, ofendime ku më pas efektivi Drilon Toska ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një herë.

Gjatë konfliktit Toska nuk ishte në shërbim dhe ishte pa uniformë. Hetimet, përveç policisë po i kryen edhe Shërbimi për Çështjen e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë grupi hetimit po vëzhgon edhe kamerat e sigurisë për të ndjekur gjithë dinamikën e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here