Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri/ PD nis të hënën protestat para parlamentit  

0
212

Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e nesërme një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit parlamentar. Mbledhja do të mbahet pak ditë para se mazhoranca të zgjedh në Kuvend kryeprokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.

Burime nga selia blu i thanë Politiko.al se ditën e hënë do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga opozita, për të kundërshtuar zgjedhjen e njëanshme të kryeprokurotit.

Në mbështetje të këtij vendimi të Partisë Demokratike janë të gjitha partitë opozitare.

Nëse nga ana e shumicës nuk do ketë reflektim, u shprehën burimet në PD, atëherë protestat do të shtrihen edhe në ditët pas të hënës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here