Si po e përdor Edi Rama mbështetjen amerikane për axhendën personale

0
110

Një gazetare shqiptare në Romë i tha faktor.al se, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i është ofruar shtypit të huaj të atashuar në Itali, që të lehtësojë komunikimin me qeverinë e Tiranë, madje edhe për të marrë në intervistë kryeministrin Edi Rama.

E vërtetë apo jo, reagimet pozitive të zyrtarëve të SHBA e karikuan Edi Ramën për një seri intervistash në mediat e huaja. Pasi telendisi shqiptarët me fyerje kur e gjithë opozita ishte dakord për pranimine Afganëve, iu kthye europianëve me tone megallomanie tipike të një diktaruci steril.

Në intervistën që dha për The Guardian, kryeministri i Shqipërisë u shpreh: “Nuk mund ta kuptoj se si vende më të pasura mund t’u kthejnë shpinën atyre. Kjo bie ndesh me vlerat që ne të gjithë predikojmë”. E kishte fjalën për ata vende të BE-së që nuk pranojnë të strehojnë më shumë refugjatë.

Për spanjollen El Periodico, reklamoi kushtet e mira, me të cilat do t’i priste afganët në Shqipëri kur tha se do t’i vendoste në “shtëpi ose hotele të caktuara nga qeveria” dhe jo në kampe për emigrantë, një formë pritjeje të cilën e quajti “çnjerëzore”.

Për gazetën italiane Il Foglio i përshkroi europianët që janë kundër strehimit të afganëve si njerëz “hipokritë” dhe “pa kujtesë”.

Për BBC sot, kritikoi sërish europianët, që sipas tij i kanë harruar luftërat. “Mos harroni një gjë se në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix” tha Rama.

 

Kancelaritë e BE nuk i hapin derën sekserit të Erdogan, që merr llafe në Stamboll e çon në Athinë, Romë e Paris. Ka 8 vite që nuk i çel negociatat sepse bashkëpunon me familjet mafioze për të blerë zgjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here