‘Rënia’ e Kabulit, talibanët shkërmoqin rezistencën qeveritare, po sulmojnë ‘portat’ e kryeqytetit të Afganistanit

0
125

Kabuli tashmë është i rrethuar teksa talibanët nuk ndalen nga rezistenca e dobët e qeverisë së Afganistanit.

Duket se është çështje kohe rënia e Kabulit në dorën e regjimit të egër islamik teksa Presidenti Ashraf Ghani nuk jep dorëheqjen.

Uashingtoni dhe aleatët duken po ashtu të dorëzuar pasi e vetmja gjë që po përpiqen të bëjnë është evakuimi i stafeve diplomatike nga frika e mundshme e pushtimit të Kabulit.

Fillimisht talibanët morën në jug kryeqytetin Pul-e-Alam të provincës Logar që është vetëm 70 km larg Kabulit, teksa tashmë po sulmojnë nga veriu.

 

 

Deri më tani talibanët kanë 19 nga 34 provinat e Afganistanit, por rënia e Kabulit do të shënonte dhe fundin e qeverisë dhe shtetit aktual.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here