Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

0
123

Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar titullin e kampionit të botës në disiplinën e kickboksit në Federatën IKFB.

Do të jetë një duel epik ai që, nën moton “Duel në Themel”, do të zhvillohet sot duke nisur nga ora 19:00, në Kalanë e Bashtovës, ku luftëtari shqiptar do të ketë si kundërshtar një emër të njohur në botën e kickboksit, holandezin Gulliermo Blokland.

Në prag të kësaj sfide, ashtu siç është rituali i zakonshëm në sportet e luftimit, të dy rivalët kanë kryer peshimin tradicional në një hotel të njohur në bregdetin adriatik, në Golem.

“Shqiponja kuqezi” dhe “Kobra holandeze” do të sfidohen në peshën “cruiser”, e thënë në ndryshe, në peshën ku garojnë ata që janë deri 88 kg.

Vlen për t’u theksuar edhe prania e tifozëve në Kalanë e Bashtovës, ku priten mbi 2000 spektatorë, duke e bërë një ndër eventet e para në Europë në sportet e luftimit, që do të mirëpresë kaq shumë tifozë që nga periudha para pandemisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here