U infektua në muajin e tetë të shtazënisë, këngëtarja e njohur humb betejën me Covid-19 vetëm disa ditë pasi solli në jetë djalin

0
118

Këngëtarja e njohur malajziane, Siti Sara ka humbur betejën me Covid-19, vetëm disa ditë pasi solli në jetë djalin e saj.

Siti u infektua në muajin e tetë të shtatzënisë dhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe u fut në komë dhe mjekët menjëherë ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.

Bashkëshorti i Sitit tha për mediat e huaja se në momentet e fundit të saj, këngëtarja ka derdhur lot.

“Ishte sikur ajo po kuptonte atë që ne po i thonim asaj. Vështirësia ime më e madhe është që si do i them tre fëmijëve të mi që nëna e tyre nuk jeton më”, tha ai.

Përveç të porsalindurit, çifti ka dhe tre fëmijë më të mëdhenj të moshës 6 deri në 10 vjeç.

Mjekët bënë të ditur se e gjithë familja më 25 korrik ishte testuar pozitivisht nga Covid-19.

Një ditë pasi Siti kishte marrë përgjigjen e analizave kishte publikuar një video në Instagram të fëmijëve të cilët shiheshin duke qarë pas marrjes së testeve Covid.

119873517 siti
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here