Veliaj paralajmëron vaksinimin me detyrim, Dasho: Detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë!

0
162

Mjeku Erion Dasho, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, duke folur për paralajmërimin e Erion Veliajt se do ketë vasnimin me detyrim, deklaroi se kjo nuk është punë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Për vaksinimin me detyrim, mund të shprehet Komiteti i Ekspertëve, kryeministri dhe jo kryetari i Bashkisë. Të shprehet kreu i Bashkisë është e çuditshme. Unë jam pro pasaportës të shëndetit, por jam kundër iniciativave që e bëjnë vaksinimin të detyrueshëm. Pasaporta shëndetësore është për mjedis të mbyllur. Punonjësit të testohen, nëse nuk duan të vaksinohen. Shqipëria tashmë ka 2 milionë qytetarë që kanë imunitet natyral grupi dhe këta persona e kalojnë ose me shenja të lehta ose e kalojnë pa shenja fare”, u shpreh Dasho.

Duke folur për variantin Delta të koronavirusit, Dasho theksoi se duhet që të mos lejohet që ky variant të ‘shkojë’ tek të pavaksinuarit.

“Varianti Delta përhapet shumë shpejt. Nuk duhet të lejohet që varianti Delta të shkojë tek të pavaksinuarit. Për të mos lejuar këtë gjë, duhet që të ketë gjurmim të rasteve në mënyrë rigoroze. Shkollat për shembull janë vend shumë problematik për Covid, sepse në ambjente të tilla mund të ketë përhapje të koronavirusit. Ne kemi kërkuar që të ndërpritet vaksinimi me Coronavac, sepse nuk është ceritifikuar asnjëherë dhe kemi kërkuar që shqiptarët të vaksinohen me të tjera vaksina të certifikuara”, tha Dasho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here