‘Kreu i ILDKP’, Kushtetuesja shqyrton ankimimin e presidentit Nishani

0
126

kushtetuesja-300x125Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e ankimimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për shkarkimin e kryetares së ILDKP-së, Zana Xhuka

Në fillim të muajit mars, kreu i shtetit shqiptar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit të krijuar sa u përket kompetencave të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Nishanit, Parlamenti ndërhyri në kompetencat e Presidentit me shkarkimin dhe emërimin që kreu në këtë institucion, ndaj i kërkon kësaj gjykate të shpallë antikushtetues votimin e Shkëlqim Ganajt në vend të Zana Xhukës.

“Duke qenë se, midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës është krijuar një konflikt kompetencash, kërkoj nga Gjykata Kushtetuese: 1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit; 2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë 20.02.2014, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e zotit Shkëlqim Ganaj në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.

Në seancën plenare të 21 shkurtit, Kuvendi liroi nga detyra me votat e mazhorancës kreun e ILDKP-së, Zana Zhuka, duke zgjedhur në vend të saj, me 75 vota pro dhe 2 abstenime, dekretin e dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përballë Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency