Dramë për Michael Ballack, ish mesfushori humbet të birin në një aksident gjatë pushimeve

0
114

Michael Ballack njihet si një nga mesfushorët më të mirë të Gjermanisë, i cili ka fituar gjithcka si futbollist ku në vitin 2012 vendosi të têrhiqej. Sot ish lojtari i famshëm ka përjetuar një dramë të madhe pasi djali i tij, 18 vjeç, Emilio ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motorçikletë.

Lajmi i rëndë është publikuar në shtypin gjerman dhe atë anglez, teksa në mungesë të detajeve të mëtejshme mësohet se djali i tij Emilio ndodhej në shtëpinë e pushimit në Troia, një qytet pranë brigjeve të Setubalit, dhe ku u godit nga një motorçikletë, ato që zakonisht përdoren për pushime. Nga plagët e marra, 18 vjecari ka humbur jetën edhe pse iu dha ndihma e shpejtë teksa policia nuk ka dhënë ende detaje.

Emilio ishte një nga tre fëmijët e legjendës Ballack, i cili ishte i martuar me Simone Lambe që prej 2008 dhe 4 vite më pas u divorcuan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here