U bëra si Rama apo si Kimetja? Nuk më hiqet nga goja Sali Berisha. Erdha para një muaji nga Ohri dhe në kufi mjaftoi veç karta e identitetit. Kaq, rruga e mbarë më tha maqedonasi. Bravo, Sali që na e mundësove, thashë.
Para dy javësh shkova në Selanik, sa tregova pasaportën në Kapshticë më tha polici grek, go, Gimo, go!
Eh, Sali na kënaqe me heqjen e vizave, fola.
Të hënën që shkoi e mata kot kohën nga Elbasani deri në Tiranë. Plot 18 minuta, më afër se sa Kombinat-Kinostudio.
Bravo Sali, më doli nga zemra. Kështu dhe kur shkoj në Vlorë, në Tepelenë…Apo kur mbérrij në Prishtinë e uroj Saliun familjarisht.
Po u ngjaj si Edi Rama? Apo si ajo madama amerikane?.
Edhe mua nuk më shqitet që nuk më shqitet Saliu nga goja.
Mbeta duke e përmendur e përmendur emrin e tij.
Ej, mos jam bëra rilindas dhe nuk e kuptokam!!!
Ma thoni!