Irena Beqiraj: Përfitimet ekonomike nga Unioni doganor Ballkanik ‘një qiqër në hell’

0
120

Ish-zv.ministrja e Financave tw Ramws, Irena Beqiraj, duke komentuar marrwveshjen e nwnshkruar dje nga Rama dhe Vuccicc mbi unionin doganor, e pwrshkoi kwtw marrwveshje si ‘njw qiqwr nw hell’ nw lidhjet me pwrfitimet ekonomike qw merr Shqipwria nw raport me Serbinw.

‘Marrëveshja e nënshkruar dje nuk është gjë tjetër veçse krijimi i një unioni doganor Serbi, Maqedoni, Shqipëri. Unioni Doganor i Ballkanit Perëndimor në vitin jo të largët 2016, ekonomikisht u konsiderua nga The Economist Intelligence Unit “A pie in the sky” (byrek në qiell ose shqip do të thosha qiqra në hell).

Analistët e njësisë së inteligjencës së revistës “The Economist” analizonin se mundësitë e përfitimeve ekonomike të Ballkanit Perëndimor nga bashkimi doganor, janë të papërfillshme për disa arsye.

Së pari, edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë  profile thuajse të njëjta ekonomike, me stadin e zhvillimit ekonomik edhe aftësive administrative, është thelbësisht e vështirë të negociohen tarifa të përbashkëta, për një bashkim doganor.

Heqja e barrierave administrative nëpërmjet bashkimit doganor është e provuar në të shkuarën, që nuk është  aq e thjeshtë. Për shembull, Turqia është në një bashkim doganor me BE, por nuk është zvogëluar radha  e kamionëve që shtrihen me kilometra në kufirin turko-bullgar. Formimi i një bashkimi doganor nuk i heq të gjitha kontrollet kufitare – tregu i vetëm është i nevojshëm për të arritur këtë.

Por, problemi thelbësor që nuk zgjidhet është potenciali tregtar i brendshëm në Ballkan, i cili  është shumë i ulët. Mesatarisht, vendet e Ballkanit Perëndimor raportojnë deficite të llogarisë korente prej 5.5% të PBB-së, duke reflektuar kështu dobësinë kronike të eksporteve në rajon.

Modeli i gravitetit, i cili ndihmon të parashikojmë tregtinë dypalëshe bazuar në madhësinë e një ekonomie dhe distancën e saj nga një partner tregtar, tregon qartazi që vendet e Ballkanit Perëndimor janë ezauruar potencialet tregtare në afat shumë të shkurtër.

Serbia, për shembull, kryen vetëm 10% të tregtisë së saj të jashtme me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe ka një suficit shumë të madh tregtar me ta, duke reflektuar dobësinë e eksporteve të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Serbi, që është ekonomia më e madhe në rajon. Sa mund të zgjerohet tregtia brenda rajonit, duke supozuar investime të reja? Përgjigjja është se, përveç një ose dy sektorëve, (kryesisht agropërpunimi edhe shërbime) tregtia midis vendeve të rajonit nuk mund të zgjerohet nga bashkimi doganor sa për të bërë një ndryshim kritik.

Ndërkohë administratat e dobëta edhe të papërgatitura, të vendeve të Ballkanit Perëndimor pamundësojnë implementimin e marrëveshjeve, të cilat ka shumë mundësi të pluhurosen sirtarëve të qeverive.

Pra marrëveshja e bashkimit doganor nga ana ekonomike nëse nuk arrihet në një treg të përbashkët është kryesisht politike, edhe pse shpreh qartazi dëshirën për ta vënë Serbinë në një pozitë udhëheqëse brenda Ballkanit Perëndimor, por ekonomikisht është “a pie in the sky’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here