Mallakastër/ Tentoi ta përdhunonte, arrestohet 63-vjeçari

0
33

Një 63 – vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mallakastrës pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 30 – vjeçare.

Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se i arrestuari është Myzafer Kaziaj, 63 – vjeç, banues në fshatin Ngraçan, të Mallakastrës.

Ndalimi i tij u bë pasi 30 – vjeçarja me iniciale E.K, e kallëzoi atë në polici, ku deklaroi se Kaziaj kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë në taracat e fshatit Ngraçan.

Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here