Ambasadorja Kim i kërkon Bashës që Berisha mos jetë në Parlament. Ish-kryeministri: Asnjë trillim s’më pengon dot, gaboi me barin që i përmend demokratëve

0
174

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD. Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata nga DASH.

Ajo i cilësoi vendime të vështira që duhet të merren me qëllim të ardhmen. Ambasadorja Kim theksoi se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve.

 

“Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Phil Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës. Nuk ka dyshim për rolin historik që Partia Demokratike ka luajtur, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm dhe, në këtë kuptim është lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në parlament në shtator.

 

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar në mënyrë konstante zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri. Teksa PD kthehet në parlament, do të jetë shumë e rëndësishme që partia në pushtet, PS, të tregojë se është serioze për t’u ngritur mbi interesat partiake për hir të vendit.

 

Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

 

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës. Faleminderit shumë.” deklaroi ajo.

 

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në FB për kërkesën që ambasadorja Yuri Kim i bëri Bashës ditën e sotme për ta mbajtur jashtë parlamentit.

Berisha deklaron prerazi se nuk do të ndalet nga asnjë trillim, shpifje apo sajim. Ai thotë se Znj.Kim gabon rëndë kur i përmend barin demokratëve pasi është fyerje dhe këto citate shqiptarët i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë.

Me ironi në përmbyllje ish-kryeministri thotë se shqiptarët nuk meritojnë bar, por transparencë. Në muajin maj Sali Berisha u shpall ‘non-grata’ nga DASH për korrupsion qeveritar.

Një ditë më pas ai doli në deklaratë për shtyp ku paralajmëroi padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Edhe dje Berisha i kërkon Blinkenit të publikojë çdo fakt, dokument apo provë për vendimin e tij. Nga ana tjetër ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në këtë ditë të parafundit të korrikut shkoi në zyrën e Bashës dhe pas takimit nënkuptoi se kishte kërkuar që Berisha mos jetë në parlamentin e shtatorit. Për më tepër ajo deklaroi se ”Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. ”

 

REAGIMI NGA BERISHA

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here