Ambasadorja Kim pas takimit me Bashën: PD nuk mund të mbetet peng i një deputeti, i presin vendime të vështira përpara

0
414

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi mes palëve është mbajtur në selinë blu.  Kim tha se diskutimi me kryedemokratin Basha u fokusua në marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA. Ajo u shpreh roli që ka luajtur Partia Demokratike në marrëdhëniet me SHBA është i pazëvendësueshëm.

“Ndërsa PD do rikthehet në Kuvend, PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake është e rëndësishme. Dëshiroj të theksoj se ndërsa kryetarët futen në kuvend të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Është e rëndësishme që PD të mendojë për këtë çështje. Dhe sikur e kam përmendur, PD ka luajtur një rol të pa zëvendësueshëm që  ta nxjerrë vendin nga komunizmi”, tha Kim.

Në fund të deklaratës së saj ambasadorja ka theksuar se Partinë Demokratike e presin vendime të vështira dhe se ajo nuk mund të jetë peng i një deputeti të vetëm. Kim është shprehur se është e rëndësishme që në Kuvendin e Shqipërisë të futen të gjithë deputetët që e meritojnë këtë pozicion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here