Nevina Shtylla tregon arsyet e shkëputjes nga ‘bota televizive’

0
489

Para disa kohësh, për shkak të infektimit me Covid-19, moderatorja e dashur për publikun, Nevina Shtylla pati një shkëputje nga televizioni.

Por, sërish edhe pse kanë kaluar shumë kohë që nga ajo periudhë Nevina ende nuk është bërë pjesë e asnjë emisioni.

E ftuar në emisionin “Make Up” ajo ka treguar se këtë periudhë bëri pushim nga ekrani dhe ka marrë disa oferta shumë të mira, të cilat po i shqyrton por ende s’ka asgjë konkrete se ku do e shohim.

“Unë kam pasur rezerva edhe për veten time. Largimi ka pasur të bëjë pikërisht me këtë dëshirën për tu rritur më tej në televizion. Nuk ka të bëjë me asnjë lloj pakënaqësie që lidhet me produksionin apo median, apo njerëz specifik. Megjithatë ndodh se edhe brenda stafit ka pakënaqësira, kështu që janë shumë të vogla për t’ia vënë fajin apo përgjegjësinë një situatë të tillë. Nuk do doja të tërhiqesha nga televizion përfundimisht. E dua shumë ekranin, punën që bëj. Më ka dhënë mbrapsht shumë. Për momentin tafmaja e madhe më ka lënë pushim dhe me disa propozime shumë të mira për shtatorin”,-është shprehur moderatorja.

 

Image

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here