OBSH: Lojërat olimpike do mbahen, bota ka nevojë për shpresë, aktivitetet nën masa të rrepta

0
82

Edhe pse ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin se Lojërat Olimpike mund të kthehen në një vatër “superpërhapëse”, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaron se ngjarja sportive duhet të zhvillohet pasi i jep botës shpresë. Ai bëri thirrje për respektimin e masave paraprake, teksa nr. i infektimeve mes pjesëmarrësve ka shkuar në rreth 80.

Pavarësisht frikës në rritje për një shpërthim tjetër të pandemisë në të gjithë botën, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom, ka thënë se Lojërat Olimpike në Tokio duhet të zhvillohen, por me masat e duhura paraprake.

“Lojërat Olimpike kanë fuqinë të bashkojnë botën, të frymëzojnë dhe të tregojnë se çfarë është e mundur”, tha Adhanom para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik në Tokio, duke theksuar se bota ka nevojë për shpresë.

Lojërat Olimpike pritet të nisin të enjten, teksa rriten shqetësimet pasi mijëra atletë dhe staf mbështetës janë duke udhëtuar drejt Japonisë, ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit po përhapet shpejt në të gjithë botën.

Organizatorët kanë evidentuar tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra, duke e çuar numrin total të infektimeve në 79.

Megjithatë, Adhanom tha se Lojërat Olimpike nuk duhet të gjykohen nga numri i rasteve me koronavirus.

“Shenjë suksesi është të siguruarit që çdo rast do të identifikohet, izolohet dhe gjurmohet, në mënyrë që të ndalet zinxhiri i përhapjes”.

Ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin se Lojërat Olimpike mund të kthehen në një vatër “super-përhapëse”, duke marrë parasysh njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje sportive.

Lojërat Olimpike, që janë shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë së koronavorusit, do të mbahen këtë vit pa spektatorë, për shkaqe sigurie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here