Përfshihet nga flakët makina në ecje në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton shoferi

0
104

Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga flakët u përfshi mjeti me drejtues shtetasin me inicialet A. Z., i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.

NJOFTIMI I POLICISË

Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here