Administratori i bashkisë së Bukureshtit i jep shembull Erion Veliajt se si duhen trajtuar të moshuarit që shesin në rrugë

0
153

Episodet e terrorit dhe dhunës ndaj qytetarëve të thjeshtë, të cilët mundohen të nxjerrin bukën e gojës duke shitur prodhimet e tyre, tashmë janë kthyer në një gjë të zakontë nga policia e Lali Lekut. Vetëm pak ditë më parë publikuam një rast ku Policia Bashkiake në Tiranë iu vu pas një të moshuare e cila po shiste fruta dhe perime në rrugët e Tiranës. Sipas asaj që raportuan dëshmitarët në vendngjarje, sapo ka parë policët nëna e moshuar iku menjëherë me vrap dhe i hodhi në rrugë produktet që kishte dalë t’i shiste. Ky ishte rasti më i fundit, por të tillë ka plot dhe ndodhin shpesh në kryeqytet. Por ekziston edhe një lloj sjellje totalisht e ndryshme nga ajo e Policisë së Lali Lekut, që për fat të keq nuk e gjejmë dot këtu, por në Bukuresht të Rumanisë!

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet administratori i bashkisë së Bukureshtit nga viti 2008-2015 Cristian Popescu Piedone i cili pikas një nënë duke shitur në rrugë, por reagimi i tij është mjaft i rrallë dhe shembull për t’u ndjekur. Ai i afrohet nënës e cila është ulur në rrugë dhe pret që kalimtarët e rastit të blejnë diçka nga malli i saj. Më pas ai lajmëron vartësit e tij të cilët shkojnë në vendngjarje dhe improvizojnë një tavolinë në të cilën mund të shesë e moshuara. Në asnjë moment nuk shihen episode dhune apo terrori, madje administratori i bashkisë shihet duke e puthur në ballë nënën e moshuar. Një shembull që meriton të ndiqet dhe të zbatohet sadopak edhe nga Lali, sigurisht nëse i ka mbetur pak dhembshuri!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here