Miqësorja/ Itali-Shqipëri jashtë rrezikut, fitimet dërgohen për bamirësi

0
143

Ndeshja midis të kaltërve dhe të kuqezinjve do të zhvillohet pa problem edhe pse ka pasur probleme atmosferike

kombetarja shqiptareNdeshja midis Italisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet pa probleme. Kushtet atmosferike ne europë dhe në italia duket se hodhën dyshime mbi zhvillimin e ndeshjes por kjo nuk do tëpengojëlojwn e saj. Miqësorja Itali – Shqipëri do të zhvillohet sipas programit në orën 20:45 në stadiumin “Luigi Ferraris” të Gjenovës. Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut që po bien pa pushim në këtë qytet, takimi i shumëpritur nga shqiptarët nuk rrezikon të anulohet.Ndërkohë që Kombëtarja Shqiptare gjendet në Milano, në pritje të lajmeve pozitive për t’u spostuar në Liguria, në këtë krahinë janë kthyer përmbytjet e frikshme të një muaji më parë. Sasi të mëdha balte kanë pushtuar rrugët e qytetit duke i detyruar autoritet të mbyllin shkollat dhe institucionet publike. Luciano Balestrero, një 66-vjeçar është mbytur nga ujërat e rrëmbyeshëm që kanë vërshuar nga të katër anët e qytetit. Gjatë ditës djeshme Kombëtarja ka mundur të gjejë dhe një ambjent të përshtatshëm ku do të kryente seancën stërvitore në prag të përballjes me Italinë, me trajnerin De Biasi që pati mundësinë të zhvillonte një stërvitje të plotë. Menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, tregoi për Sport Neës orët e zgjatura të pritjes drejt Italisë.“Nuk ishte një ditë e lehtë, pritëm për shumë orë në aeroportin e Rennes dhe nuk e dinim nëse do të udhëtonim drejt Italisë. Gjithsesi në fund morëm leje për të fluturuar drejt Milanos pas një situate të pazakontë. Megjithatë kur mendon që do të luash me Italinë dhe që nuk është një ndeshje zyrtare, kjo të lehtëson disi. Gjatë ditës u përpoqëm të gjenim një ambjent të përshtatshëm për të kryer seancën stërvitore dhe skuadra u stërvit normalisht”.Për të ngritur moralin e ekipit por dhe për të ndjekur më nga afër kundërshtarin e kësaj të marte, trajneri De Biazi bashkë me stafin e tij, por dhe futbollistët kuqezi ndoqn livëkëtë mbrëmje në “San Siro” ndeshjen mes Italisë dhe Kroacisë, dyskuadrave të kreut të Grupit H.  “Trajneri bashkë me futbollistët do të jenë të gjithë të pranishëm në stadium, për të parë nga afër Italinë. Është hera e parë që bëjmë dicka të tillë dhe mendoj se është interesante, aq më tepër që do të kemi mundësinë të ndjekim live kundërshtarët tanë duke i parë më nga afër sesi vendosen taktikisht e sesi luajnë në përgjithësi”. Sa i përket emrave që De Biasi mund të zgjedhë për të hedhur në fushë ndaj të kaltërve, Bushi theksoi se italiani nuk do të ketë një detyrë të lehtë pasi të gjithë futbollistët po luajnë shumë mirë.  “Nuk është e lehtë pasi te kjo Kombëtare të gjithë po bëjnë mirë sa herë që luajnë. Futbollistët po japin të gjithë maksimumin dhe kjo skuadër po tregon stabilitet gjithmonë e më shumë. Ndaj nuk është e lehtë të zgjedhësh se kush do të luajë, e kush jo”. Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet këtë të martë në “Luigi Ferraris” të Gjenovës, në orën 20:45.Xhani De Biazi ka negociuar prej më shumë se dy vjetësh me Federatën Italiane të Futbollit për këtë miqësore historike për Shqipërinë, por kurrsesi nuk e kishte parashikuar që ky 90 minutësh do të vihej në rrezik serioz vetëm për kapriço të motit. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë për fondin e emergjencave.

 

Italia luan me stolin, mungon Baloteli

Ndërkohë që italianët do të luajnë ndaj kuqezinjve vetëm me rezerva. Kjo, pasi të dielën luajnë ndaj Kroacisë dhe nuk lejohet që lojtarët të kenë ndeshje çdo tri ditë. FIFA u dërgoi një kërkesë të kaltërve, ku u kërkoi që të mos aktivizojnë asnjë nga lojtarët që do jenë në ndeshjen ndaj Kroacisë, fakt ky i cili do të zbatohet në sfidën e 18 nëntorit dhe kuqezinjtë do të kenë përballë lojtarët e stolit të drejtuar nga Antonio Konte. Trajneri i kombëtares italiane zbulon se ndaj kuqezinjve do të aktivizojë fytyra të reja, duke i lënë pushim të gjithë lojtarët kryesorë që do të zbresin në fushë më 16 nëntor ndaj Kroacisë, në kuadër të eliminatoreve të Evropianit. “Do të grumbulloj shumë futbollistë, sepse në miqësoren me Shqipërinë nuk mund të luajnë ata që do të aktivizohen ndaj Kroacisë. Besoj se do të kemi disa fytyra të reja”, – është shprehur Konte.Ndërsa për Mario Balotelin, nuk ka lajme të mira. Kjo pasi do t’i mungojë përfaqësueses së tij në dy takimet e radhës për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitje. Italia zhvillon të dielën takimin me Kroacinë në kualifikimet për Evropianin 2016 dhe të martën luan miqësoren ndaj Shqipërisë. Sulmuesi i Liverpulit është larguar nga kampi italian dhe është kthyer në Angli për teste të mëtutjeshme, transmeton koha.net. Përzgjedhësi Antonio Conte vendosi ta ftonte Super-Marion në kombëtare, ku ai kishte munguar që nga Kampionatit Botëror.Sidoqoftë, fati nuk ishte në anën e tij, ashtu që duhet të presë edhe një kohë për të luajtur me të kaltrit.

 

Pogba: Ronaldo favorit për Topin e Artë

Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba ka vlerësuar lojtarin madrilen Kristiano Ronaldo duke u shprehur se është favorit absolut për të fituar Topin e Artë këtë vit. Sipas tij, portugezi është e vetmja “zgjedhje logjike” për ta fituar këtë çmim prestigjioz.“Për mua, fituesi do të ishte Ronaldo. Është logjike për të gjithë, apo jo?”, ka deklaruar Pogba për France Football. Ronaldo e fitoi Topin e Artë në vitin e kaluar duke e ngushtuar diferencën me Lionel Messin në 4-2 për argjentinasin me numrin e këtyre trofeve. Në rast se 29-vjeçari do ta fitojë edhe këtë vit, atëherë do të jetë Topi i tretë i Artë që e fiton në karrierë.

 

 Pike refuzon, Juanitid gati 47 milionë paund për Humels

Problemet e Mançester Junaitid këtë sezon duket se pëqëdnrohen më shumëte mbrojtja. Qëndra e reparitiështë dhe më e dobëta kështu që mendohet se djajtë janë në kërkim të një top mbrojtësi në merkaton e Janarit. Pike ka qënë opsioni I parë për Van Gal mirëpo vetë katalanasi u shpreh se është mirëte katalanasit dhe ndihet I qetë për të vazhduar më tej me spanjollët. Kjo ka bërë që tashmë Van Gal të hedh sytë nga Mat Humels Sipas The Sun, Dortmundi e ka informuar Manchester Unitedin për çmimin e mbrojtësit, Mats Hummels.47 milionë paundështë shifra që duhet të paguajnëanglezët për mbrojtësin, i cili konsiderohet prej më të mirëve në botë.

 

 Isko: Reali dhe Spanja kanë lojtarët më të mirë

Fantazisti madrilen Isko, beson se është në konkurrencë me lojtarët më të mirë në botë për të siguruar një vend në formacion të parësi te Reali ashtu edhe te kombëtarja e Spanjë. 22 vjeçi të shtunën mbrëma realizoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 3 me 0 ndaj Bjellorusisë. Ai pranoi se është shumë i lumtur me këtë gol.“Gjuajta dhe fatmirësisht ishte goditje e mirë. Hapi rezultatin dhe na ndihmoi neve”, ka thënë pas takimit mesfushori i Spanjës.“Po ndihem mirë. Po jap gjithçka në fushë. Kur nuk luaja punoja shumë që të kthehem në skuadrën e parë”, shtoi Isco.“Nuk e di nëse do të jem vazhdimisht në skuadrën e parë në klub ose kombëtare. Nuk varet nga unë. Do të punoj shumë. Kombëtarja dhe Reali kanë lojtarët më të mirë në botë. Dua t’ua vështirësoj vendimin trajnerëve”, vazhdoi galaktiku.

 

 Markinjo: Nejmar te Psg një objektiv i mundshëm

Talenti brazilian i PSG, Markinjos është shprehur se ylli i Barcelonës, Nejmar, mund t’i bashkohet atij në Parc de Princes“ në të ardhmen. Nejmari, që Barcelonës iu bashkua nga Santosi për 86 milionë euro në vitin 2013, është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon me 12 gola në Ligë dhe Champions. 22-vjeçari është futur në listën e ngushtë të FIFA-s për Topin e Artë të vitit 2014, dhe Markinjos beson se Nejmar është lojtari që kampioni francez duhet ta marrë. “Nejmar te PSG? Gjithçka është mundur nëse klubi do”, tha Markinjos. “Pronarët e PSG janë në Paris për të fituar tituj. Ata vazhdimisht kërkojnë lojtarë të ri për të përforcuar grupin. Gjithçka mund të ndodhë”, shtoi braziliani. Tiago Silva, Makuel, Lukas Moura dhe Markinjos janë pesë brazilianët e kampionit francez.

 

 Runi: Uellbek sulmuesi i klasit botëror

Kapiteni i tre luanve Uejn Runi ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij te Mançester Junaitid, Dani Uellbek, pas fitores 3 me 1 ndaj Sllovenisë në Kualifikimet për Euro 2016 të shtunën në Ëembley. Sulmuesi i ri i Arsenalit shënoi dy herë për të siguruar fitoren e “Tre Luanëve”, pasi që rezultatin e barazoi Runi nga pika e bardhë. Sllovenët ishin në epërsi fal autogolit të Jordan Hendersonit.“Ai s’ka nevojë që t’i dëshmojë asgjë askujt. Ai ka treguar se është sulmues i mirëdhe po forcohet vazhdimisht. Sa më shumë lojë që luan, ai bëhet më i mirë”, tha Runi për Uellbek. “Ai po shënon gola për Anglinë, për Arsenalin dhe meriton të gjitha lëvdatat që po merr, sepse është lojtar fantastik”, shtoi anglezi. Lojtari i topçinjve ka shënuar 13 gola në 31 paraqitje për Anglinë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency