Reforma zgjedhore, Lubonja: Opozita parlamentare përdoret nga mazhoranca, ju intereson heqja e koalicioneve

0
128

Analisti Fatos Lubonja i ftuar ne News24 foli për një lloj përdorimi nga maxhoranca, nga Edi Rama të deputetëve të opozitës parlamentare.

“Është e qartë që tek e fundit të gjitha palët kanë interesa dhe mund të tërheqin nga një sistem zgjedhor që iu intereson më shumë. Ajo që do duhej në këtë rast që të respektoheshin rregullat e lojës duke iu respektuar të gjitha këto grupime maksimalisht. Por kjo është një nga gjërat më të vështira në Shqipëri sepse partitë e mëdha dhe LSI bënë një marrëveshje. Për mua ka pasur një lloj përdorimi nga maxhoranca, nga Edi Rama të deputetëve të opozitës parlamentare.
Janë akoma në përpjekje për të luajtur se kush do fitojë më shumë. Mendoj se maxhorancës i intereson heqja e koalicioneve. Padyshim që dëmton më shumë opozitën”, tha ai.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore, Lubonja tha se ata duan të paraqesin një lloj suksesi, ndërkohë që e interpretoi dhe si një mbështetje indirekte të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.
“Që Pompeos ia kanë çuar, lexoje këtë është e sigurt. Këta diplomatët perëndimorë duan të paraqesin një lloj suksesi. E marr si një mbështetje indrirekte ndaj stabilitetit që nënkupton dhe pushtetit të Ramës”, u shpreh Lubonja.

Sa i përket opozitës parlamentare, analisti i njohur tha se ata nuk janë faktorë kryesorë në lojë dhe janë artificialisht të përdorur.
“Opozita parlamentare duhet marrë përgjysmë në konsideratë. Në fund të fundit janë përfaqësues të këtyre partive. Ata hynë si sabotatorë të opozitës në parlament. Ata nuk janë faktorë kryesorë në lojë. Janë artificialisht të përdorur nga Edi Rama për të mbajtur status quo. Pa qenë me një parti me një mbështetje, nuk e kuptoj ku luajnë ata. Vështirë se këta njerëz hyjnë dhe në listat e hapura të këtyre partive.
Janë përfaqësues të opozitës, nuk mund të jenë përfaqësues edhe të PD-së dhe të një partie të re. Kështu është loja shqiptare, kush t’ia hedhë njeri-tjetrit. Ata përdoren tani dhe përdorimi i tyre është pak i shëmtuar. Është një kaos dhe në kaos është shumica që përfiton nga kaosi”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket raportimit të shifrave të larta të COVID-19 ditët e fundit, ai tha se sheh pozitive faktin që nuk ka shumë vdekje por tha se një tjetër mbyllje do të ishte traumatike.

“Nga gjithë izolim ekstrem është pak anomali. Dhe në botë po e shohim se si po hapen gjërat në rregull. Pozitiv shoh faktin që nuk shoh të ketë shumë vdekje. prapë mbetet pyetja është dobësuar apo jo virusi.
Një lock doën tjetër është traumatike psikologjike. Është si një burg. E dyta është traumatike për ekonominë. Besoj se përderisa nuk ka vdekje, nuk ka kuptim dhe lock doën. Në qoftë se do fillojë të rritet numri i vdekjeve ose rasteve të rënda është për t’u parë”, tha analisti.

Lubonja foli dhe për një lloj aksioni ndërkombëtar që nisi me vrasjen e një 46-vjeçari me ngjyrë në SHBA, goditja dhe përdhosja e statujave.
“Mendoj se statujat që vendosen janë simbole të pushtetit aktual që i vendos dhe frymës së kohës. Në rastin konkret bëhet fjalë për figurat e gjeneralëve të luftës, figurave që kanë qenë racistë. Duhet thelluar, ka një ndjeshmëri tek njerëzit me ngjyrë që kanë qenë skllevër. Sigurisht nuk janë statujat e tyre dhe janë të një kohe tjetër. pra do i kthehemi historisë dhe do rrafshojmë statujat. Pra Dante ka çuar Muhamedin në ferr, do t’i zhdukim këto? Në Kosovë i kanë mbushur me UÇK dhe ne me burra trima. Këto tregojnë kulturën e një kohe. Rëndësi ka që historinë ta lexosh ndryshe, me mendjen tënde, jo heqim statuja. Të ndryshojmë leximin e historisë që këto figura të mos jenë më inspiruese por si një gjë e kohës. Rëndësi ka të ristrukturohet koka jo peizazhi i jashtëm”, deklaroi Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here