Një fëmijë 9 vjeç në Maliq ka marrë dëmtime në trup nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan ditën e sotme (15 qershor), ndërkohë që 9-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.