Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: SPAK do të godasë korrupsionin në…

0
166

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimet e SPAK duke paralajmëruar edhe për aksione të tjera.

E ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Lala tha se sipas informacioneve të saj, do të ketë prangosje në sistemin shëndetësor.

“Unë mendoj se SPAK po merret me çështje që duken më shumë për të treguar se po bëjnë diçka, por nuk është e mjaftueshme. SPAK duhet që ta ngrejë më lart stekën. Duhet të nisë puna me tenderat multi-milionëshe. Rastet e arrestimeve nga SPAK tregojnë se korrupsioni në Shqipëri është një fenomen. Është njësoj sikur puna e kanabisit që ishte fenomen, por thuhej e kundërta nga ana e qeverisë. Mendoj se do ketë arrestime edhe më tej, por më shumë janë për t’ju hedhur hi syve. Pashë se Voda ishte arrestuar për dhënien e 2 mijë eurove, por prisja arrestim për ndonjë tender milionësh. Gjithsesi nuk e kuptoj se përse SPAK u vonua një vit për arrestimin e Vodës. Pritet të kenë arrestime të tjera dhe faktet më çojnë se do të kemi të bëjmë në fushën e shëndetësisë,”- u shpreh Lala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here