8 pika për bujqësinë! Spahiu: ‘Bujqësia ka rënë në gjunj’

0
133

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu paraqet 8 pika për bujqësinë, duke nënvizuar faktin se vendit i nevojitet një paketë më e mirë ligjore mbi tokën bujqësore dhe ligjin mbi kooperativat ose shoqatat bujqësore.

Postimi i plotë i Spahiut:

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit, ndërkohë që paradoksi qëndron në faktin se vendi vijon të jetë importues neto i prodhimeve bujqësore. Në Maqedoni, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Malin e Zi zë vetëm 10% të PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%; në Ukrainë 11.8% dhe në Rusi vetëm 4%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së. Teksa sektori ka pozitë dominuese në ekonominë shqiptare, vendi vijon të importojë produkte ushqimore 4.7 herë më shumë se sa eksporton.

Çfarë duhet bërë:

Sektorë shumë potencialë janë fruta-perimet. Përpunimi i tyre si dhe i gjithë zinxhiri i vlerës së shtuar i lidhur me sektorin.

Investimet e kryera në këtë sektor në përgjithësi me një kthim financiar të shëndetshëm.

Planet e investimit duhen bazuar jo në trendin e momentit, por në plane të sakta biznesi dhe në investime me kthim të qartë financiar.

1-Shqipërisë i duhet një paketë më e mirë ligjore mbi tokën bujqësore dhe ligjin mbi kooperativat ose shoqatat bujqësore.

2- Incentivat mbi unifikimin e prodhimit dhe lehtësimi i tregtimit të tokës do të rrisnin shumë ekonomitë e shkallës në bujqësi e për rrjedhojë, rritje ekonomike më të lartë.

3-Çertifikimet ndërkombëtare dhe adaptimi i teknologjive bujqësore bashkëkohore do të rriste ndjeshëm eksportet bujqësore dhe rendimentet e produkteve. Çertifikimi ashtu dhe teknologjitë e reja, ulin koston afatmesme të ekonomive të vogla.

4-Financimi duhet dhe mund të jetë në përmasa shumë më të larta se aktualisht. Politika incentivuese si njësimi i programeve të garancisë dhe rritja e fondeve grant do të rriste ndjeshëm investimet në sektorët prioritarë.

5- Bujqësia me ferma të vogla do të jetë baza e sektorit dhe si e tillë do të duhet të orientohen edhe politikat bujqësore afatgjata. Sot, 99% e fermave i përkasin këtij grupimi, me mesatarisht 1 ha. 80% e fermave do të mbeten të vogla në kufijtë e 2 ha edhe pas 10 vjetësh dhe shumë prej tyre mund të mbijetojnë si aktivitete dytësore të familjeve në zonat rurale, kur të kenë më shumë punësim në aktivitetet e tjera ekonomike. Kjo pjesë e bujqësisë do të duhet të mbështetet për t’u bërë konkurruese, kryesisht nëpërmjet integrimit me industrinë ushqimore përpunuese dhe rrjetin e tregjeve vendase të pakicës.

6- Fermerët në zonat malore (që bëjnë pjesë te grupi i parë, rreth 40% të tyre) vazhdojnë të jenë të diskriminuar dhe duhet të përfitojnë mbështetje në kuadrin e zhvillimit rural, veçanërisht në përdorimin e agro-biodiversitetit, mbrojtjen e mjedisit dhe masat për uljen e varfërisë, duke shfrytëzuar edhe prioritete të tjera të diversifikimit të prodhimit, veçanërisht agroturizmin atje ku janë potencialet, si dhe bimët aromatike.

Sektori është i rëndësishëm dhe ka zgjidhje, mjaft të jetë prioritar, ashtu siç premtohet në të gjitha fushatat elektorale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here