Kryeministri i Anglisë i mbyll dyert racizmit: “Ndalohet hyrja në stadium për autorët e komenteve racistë”

0
105

Ndalohet hyrja në stadium për tifozët që kryejnë abuzime raciste në internet. Ky është zotimi i marrë sot nga Kryeministri britanik Boris Johnson për të inkurajuar luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit në botën e futbollit. Nisma pason fyerjet raciste të marra nga tre lojtarë të ekipit kombëtar anglez (Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka) pas gabimeve nga pika e bardhë e penalltisë në finalen e Euro 2020 të humbur kundër Italisë.

Kështu, pas një peticioni online për të ndëshkuar tifozët racistë me përjashtim për gjithë jetën, që iu drejtua Federatës së Futbollit dhe qeverisë britanike dhe arriti në një milion nënshkrime, Johnson ka vendosur të promovojë një ligj të ri, i cili konfirmon tolerancën zero ndaj racizmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here