Festa e kombëtares italiane në Romë pa lejen e autoriteteve, vendosën Bonucci dhe Chiellini

0
144

Italia festoi suksesin në kampionatin evropian me tifozët në rrugët e Romës sikurse do të bënte çdo skuadër kampione. Megjithatë, në një periudhë pandemie, festa e kombëtares së kaltër u zhvillua pa autorizimin e institucioneve.

Prefekti i Romës bën me dije se kërkesa e Federatës italiane për parakalimin e autobusit të hapur me lojtarët mori përgjigje negative nga autoritetet shëndetësore e megjithatë ishin dy futbollistët Leonardo Bonucci dhe Chiellini ata që vendosën që diçka e tillë të bëhej.

Federata e futbollit propozoi edhe alternativën e festës në një pedanë të ngritur posaçërisht përpara tifozëve, por edhe ky opsion u mohua nga Ministria e Shëndetësisë italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here