VIDEO skandaloze/ Pse policia u fshin pamjet e kokainës, gazetarëve?

0
201

Skena të pazakontë kanë ndodhur në Durrës, ku gazetarët dhe kameramanët e mediave janë sulmuar nga policia, kur ata po filmonin momentet e shkarkimit të kokainës nga një kamion me banane.

Kameramanë janë detyruar nga punonjësit e policisë që të fshijnë pamjet që kanë marrë, ndërkohë që një gjë e tillë është e paprecedentë, përsa kohë që punonjësit e medias, nuk ishin duke dekonspiruar ndonjë sekret hetimor.

Ose ndoshta policisë i del në fund ndonjë pako mangët dhe kanë frikë se mos u dekonspirohet numërimi i tyre.

Burime bëjnë me dije se në kamionin ku u gjet kokaina e ndarë në 14 pako (sasia nuk dihet ende), është i një firme të njohur në vend. Kontrollet kanë vazhduar për disa orë me radhë, ndërsa është zbuluar dhe intenerari që ai ka ndjekur.

Mësohet se kamioni është nisur nga Porti i Pireut më 8 korrik dhe mbërriti në portin e Durrësit 2 ditë më parë, ndërsa bananet ishin porositur nga një firmë shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here