Shefja e misionit të ODIHR e thotë hapur: Partia që ishte në qeveri pati tentativa për intimidimin e punonjësve të administratës…

0
117

Ambasadorja Urszula Gacek, Kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve ODIHR, ka mbajtur një raport paraprak për vëzhgimin që është bërë lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Gacek tha se pati një tentativë nga partia që është në pushtet për të intimiduar punonjësit publikë.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga ODIHR ishte dhe ai për databasen me të dhënave që ka qenë në dorën e socialistëve, ndërkohë që u dënua dhe vrasja e ndodhur në qytetin e Elbasanit. Poitivisht u vlerësua procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, si dhe rritja e besueshmërisë te administrata zgjedhore.

“Zonja dhe zotërinj, faleminderit që na u bashkuat ditën e zgjedhjeve, që nga mesi i muajit Mars. Vëzhgimi për një kohë të gjatë na jep mundësinë të themi se po rivendoset dalëngadalë besimi te procesi zgjedhor. Pati besim te administrata zgjedhore në të gjitha nvivelet, zbatimi i identifikimit elektronik rriti besimin te votuesit, ishte në fakt një sfidë, edhe pse pati disa probleme teknike.

Në përgjithësi vlerësimi ynë për aq sa kemi vëzhguar është se procesi ishte transparent dhe i qetë, ishin të organizuara përgjithësisht mirë, kemi qenë 5 javë në Shqipëri. Pati një tentativë nga partia në pushtet për të përdorur administratën, pati raste të blerjes së votave, dhe kjo ka një ndikim te blerja e votave.

Vëzhguesit tanë në terren vazhdojnë që të qëndrojnë në qarqe, do të raportojnë për numërimin. Unë do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 Maj, ne do të ndjekim çdo apelim që do të dorëzohet në Gjykata, vetëm atëherë ne do të kemi mundësi që të bëjmë një raport të plotë. Në fillim të këtij misioni u premtova që do të kishim një vlerësim të bazuar në prova, kam besim se së bashku me kolegët e kemi bërë këtë sot.”, u shpreh Gacek

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here