Nuk sinjalizuan kanabizimin në Elbasan, nën hetim 20 zyrtarë të lartë, priten arrestime

0
126

20 zyrtare të ndryshëm të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur ekskluzivisht se hetimet janë në fazën finale dhe se mund të ketë arrestime për sa i përket kësaj çështje.

Të njëjtat burime thanë se hetimet kanë gati tre muaj që kanë nisur dhe ka prova se zyrtar të lartë kanë mbështetur trafikantët e lëndëve narkotike për të kultivuar në 7 bashkitë e Elbasanit kanabis.

Siç mësohet nga burime zyrtare personat nën hetim nuk kanë sinjalizuar për parcelat me hashash në qarkun e Elbasanit, një pjesë e së cilave është shkatërruar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Të njëjtat burime pohuan se mes 20 personave që janë vënë nën hetim ka edhe zyrtarë të lartë të policisë, bashkive njësive administrative etj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here