Nga Elona Caslli
Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve ne zhegun e vapes, jane prove e mjaftueshme dhe e pakontestueshme se policia bashkiake e Tiranes eshte de facto nje organizate e strukturuar dhe e rrezikshme kriminale.
Kushdo deputet qe ka fijen me te vogel te dhimbshurise dhe ndergjegjes njerezore duhet te shkoje ne seancen e pare te Parlamentit te ardhshem me nje projektligj me vetem 2 nene.
Neni 1:
Policia Bashkiake e Tiranes shkrihet teresisht.
Neni 2
Ky ligj hyn ne fuqi menjehere.
Pamje si ato me dhunimin e te moshuarve, shqiptaret i kane pare vetem ne filmat propagandistik te komunizmit, ku pushtuesit gjermane ose italiane shkelnin buken e fshatareve te varfer. Sigurisht ato ishin te trilluara per efekte propagande se une nuk besoj qe ka patur ndonjehere ndonje ushtar gjerman apo italian aq te pashpirte sa keta lacat e bashkise qe shohim ne video.
Duhet thene edhe qe, problemi real nuk eshte policia bashkiake. Fakti qe nuk eshte nje ngjarje e vetme, por jane thuajse te perditshme nga punonjes te ndryshem te policise tregon se ky eshte orientim direkt i Bashkise. Por ne pamundesi per te goditur menjehere mafien, goditet krahu ekzekutiv i saj per t’ia bere te pamundur te veproje. Me vone pastaj te merren si te duan. Por Policia Bashkiake e Tiranes nuk eshte me institucion publik, por nje bande dhunuesish.