Përse “çmenden” burrat dhe jo gratë?

0
1527

Nga Artan Fuga

More kur isha i vogël nuk kuptoja se përse i njejti burrë ishte në basketboll me Partizanin, në boks me Partizanin, në volejboll me Partizanin, dhe pasdite te Qemal Stafa në futboll përsëri me Partizanin!
Më habisnin çunat e mëdhenj të lagjes, burrat!
Ore, i pyesja: Pse dikush është me një logo në të gjitha sportet? Cfarë lidhjeje ka midis një ekipi volejbolli dhe një qitësi, apo një boksieri?
A nuk ka mundësi të jesh në futboll me Partizanin dhe në alpinizëm a çiklizëm me Vllazninë?
Ata më shihnin dhe më thoshin pak a shumë: Ik o budalla i vogël!
Për të kuptuar këtë vendosa të ndjek studimet për filozofi.
Dhe ja dola. Njeriu në thelb udhëhiqet nga pasionet, iluzionet, interesat dhe fareeeee, po fareeee pak nga arsyeja!
Pra një një farë mënyre “çmendet”. Mbetej për të shpjeguar se përse “çmenden” burrat dhe jo gratë! Për këtë jam duke punuar për një roman që titullohet “Ndëshkimi i dytë i Evës”!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here