Pamjet e “çmendura” nga Wembley në Londër, kryeqyteti “ndizet” nga tifozët para ndeshjes finale me Italinë

0
139

Pamje mjaft impresionuese vijnë nga ambjentet e jashtme të stadiumit Wembley në Londër, ku do të luhet ndeshja finale e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë.

Stadiumi pritet të jetë i mbushur në masën 75%, rreth 60 mijë tifozë, aq sa është e lejuar prej autoriteteve.

Tifozë të shumtë janë mbledhur jashtë stadiumit prej orësh dhe kanë nisur festën, nën moton “It’s coming home” (Po vjen në shtëpi!), një këngë e David Baddiel, Frank Skinner dhe Lightning Seeds, tashmë e kthyer në himn, ku spikat fraza “Futbolli po vjen në shtëpi”.

Anglia shpreson të shkruajë historinë, duke fituar këtë kompeticion për herë të parë.

Nga ana tjetër, Italia e ka fituar vetëm një herë Kampionatin Europian, në vitin 1968 kur mundi ish Jugosllavinë në finale.

Më poshtë foto nga atmosfera jashtë stadiumit Wembley:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here