FOTO/ Plazhi i Golemit, turizëm mes plehrave në kulmin e sezonit turistik

0
188

Sot temperaturat janë të larta dhe vapa e ka nxehur asfaltin. Dy turistë të huaj kalojnë në rrethrrotullimin pranë detit në zonën e Golemit dhe zënë hundët e vënë duart në kokë. Një pasthirmë dëgjohet “obobo”, teksa po ecin pranë kazanëve të plehrave të mbushur plot e përplot dhe të derdhura në rrugë.

Pak më tutje, pranë pishave janë hedhur plehëra grumbull, ndërsa aty pranë nuk ka fare kosha. Një makinë me targa gjermane kalon dhe shoferi shikon i çuditur e më pas largohet me shpejtësi.

Ecim pak më tej, rreth 500 metra larg një hoteli luksoz që një ditë më parë ishte inaguruar nga ministri i turizmit Blendi Klosi. Pamja është e njëjtë. Kosha të tejmbushur dhe plehra të derdhura në tokë.

Situata është e njëjtë në të gjithë zonën e Golemit dhe më tej. Në hyrje të Qerretit, përpara kompleksit Prestige dhe në rrugën që të çon drejt fshtatrave turistikë, një punonjës i Bashkisë vetëm s ai afron plehërat afër kazanëve, duke u munduar që ato të mos pengojnë rrugën.

Kontrasti është i madh me ambientet para hoteleve që janë të mirëmbajtura e shkëlqejnë nga pastërtia, pas angazhimit të personelit që herët në mëngjes.

Hotelet po shpresojnë që këtë sezon të rikuperojnë humbjet e shkaktuara nga pandemia. Automjetet me targa të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë janë të shumta në oborret e hoteleve. Charterat sa vijnë e po shtohen nga Polonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina e së fundmi nga Armenia.

Imazhi që krijoohet tek këta turistë, që shihen si shpresa e shpëtimit të ekonomisë së dobësuar nga pandemia është zhgënjyes.

Rrahman Kasa pohon se turistet janë të kënaqur me hotelet dhe shërbimin brenda tyre por kanë rezerva sa  i takon mjedisit të jashtëm të tyre. Ka mbetje që e prishin imazhin. Trafiku mbetet problem dhe po të kishte vullnet do të ishte gjetur zgjidhja.

Sipërmarrësit vendas kanë investuar në rritjen e kapacitetevë akomoduese vitet e fundit, në përgjigje të kërkesës të agjencive turistike nga shumë shtete, por pandemia dhe problemet me menaxhimin e mbetjeve dhe infrasstrukturës rrezikojnë të zhvlerësojnë interesin e lartë të të huajve për Shqipërinë.

Prej disa javësh, Durrësi dhe zona e Golemit nuk po gjejnë zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve pas mbylljes së vend grumbullimit të Porto Romanos, pa gjetur fillimisht se si dhe ku do të përpunohen plehrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here