Zgjedhjet për Kolonjën, PD do mbështesë vëllain e ish-deputetit socialist Sokol Hajro

0
432

Partia Demokratike nuk do të garojë me kandidat të saj në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kolonjë pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut Arben Malo. Burime nga selia blu, bëjnë me dije se do të mbështesin kandidatin e Partisë Agrare Amjentaliste të Agron Dukës. Bëhet fjalë për Dritan Hajron, vëllain e ish-deputetit socialist të Kolonjës, Sokol Hajro. Erseka që ka numrin më të madh të votave është një zonë historikisht e majtë, ku Partia Demokratike nuk ka fituar asnjëherë zgjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency