“Mancini, na shpëto”! Gazetat në Skoci tifo për Italinë: Nuk mund të durojmë edhe 55 vite mburrje

0
207

Euro 2020 rezervon një finale emocionuese, unike në kuptimin e plotë të fjalës, kjo pasi Angli-Itali nuk janë përballur kurrë më parë ndërmjet tyre njkë kompeticion të rëndësishëm. Ky është maksimumi që mund të na ofronte ky evropian i çuditshëm në shumë aspekte por dhe fantastik e spektakolarë në nivel lojë dhe rivaliteti. Anglia ka një afrmë të fortë në këtë përballje që janë tifozët dhe pikërisht luajnë në “Wembley”,tempulli ku tre luanët marrin forcë.

Megjithatë Italia nuk do të jetë e vetme në këtë përballje pasi Skocia ka dalë hapur se do të bëjë tifo për Italinë. Gazeta skoceze “The National”, në fakt, këtë mëngjes vendosi Roberto Mancinin në faqen e pare dhe një titull vëtetë të goditur. “Na shpëtoni, ju jeni shpresa jonë e vetme”.

Një version ku trajneri i Italisë shfaqet si Ëilliam Ëallace, patriotit dhe heroit kombëtar skocez. Ndërkohë më poshtë, gazeta skoceze shkruan. “Ne nuk mund të durojmë edhe 55 vite me mburrje”. Referenca është padyshim për fitoren e Anglisë në Kupën e Botës 1966. Ndërkohë një tjetër gazetë si “Scotland” tregon në një shkrim të publikuar pse tifozët e Skocisë bëjnë tifo për Italinë, duke mos mbështetur armiqtë e vjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here