Ledri dhe Sara bëjnë tatuazh në krah vitet e lindjes së njëri-tjetrit!

0
128

Ata janë një nga çiftet më të admiruara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Fjala është për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, blogeren Sara Hoxha, që momentalisht janë po ashtu shumë të komentuar në faqet rozë.

Të njëjtit ditën e sotme (e shtunë) kanë prezantuar tatuazhet e realizuara së bashku në shenjë respekti e dashurie.

Pikërisht për ditëlindjen e artistit shqiptar, Hoxha ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me anë të të cilës tregon se kanë bërë tatuazh në krah vitet e lindjes së njëri-tjetrit.

1986 është viti kur ka lindur Ledri Vula, gjersa 1992 është viti i lindjes së bashkëshortes së tij.

“Të dua djali i ditëlindjes”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Të njëjtit përndryshe janë bashkë që shumë vite dhe tanimë ndajnë së bashku një vajzë të quajtur, Poem Blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here