Aksident në Lushnjë/ Motori del nga rruga, lëndohet pasagjeri…

0
122

Një aksident me motor ka ndodhur në fshatin Kamçisht të Lushnjës, ku një motor ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar pasagjeri që ndodhej në motor, shtetasi R. S., 24 vjeç.

“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, e policia po kryen veprimet e duhura proceduriale.

Grupi hetimor po bën zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here