Nje strukturë e droguar nuk mund të ristrukturohet!

0
156
Nga Ylli Dylgjeri
Kryeministri Edi Rama u shpreh për Euronews Albania se “Policia e Shtetit ka një nevojë të madhe sa i përket teknologjisë…dhe se ristrukturimi i saj do të ndodhë me shpejt nga çfare ishte planifikuar!”
Kjo është farsa e rradhës e Kryeministrit te lodhur.
Kjo eshte serrisht nje genjeshter. Policia e shtetit po tregohet si nga monitoruesit e huaj ashtu edhe nga publiku se eshte nje kabanon i kontaminuar nga infeksionet e politikes se dites. Dhe si nje kabanon i tille duhet groposur per te ngordhur infeksionin. Çdo dite lajme, ngjarje, krime, deshtime dhe ndalime nga rradhet e saj. Drejtimi i Policise ka deshtuar ne format. Ministra te inkriminuar, Drejtor te akuzuar e te ndaluar, police te pezulluar e te larguar ne drejtim te paditur. Nje Ministri qe i ka humbur Statusi i Nepunesit Civil duke u kthyer ne Ministripolitike, me nepotizem e kusherinj. Askush nuk beson me se mund te ribehet nga ato që e sollën ne kete dite. Edhe pse trumbetuan Vetingun ne rradhet e policise serisht deshtim. Pas Vetingut ndodhen arrestime siç qe rasti i “Operacionit Shpirti”. Por, Policisë se Shtetit dhe Ministrise se Brendshme tashme ia kane marre me kohe shpirtin trafiqet dhe tenderat. Ja kanë marre shpirtin drejtuesit e paafte e te inkriminuar, ja ka marre shpirtin “fryma Tahiri”, “pordhet Lleshi”, dhe “injoranca Veliu”.
Ndaj asnje besim se do te kemi nje ristrukturim ne aspektin organizativ, ne drejtim, dhe ne burimet njerzore. Mendesia e çimentuar ne vitet e Rilindjes do te pjelle vetem kriza te reja.Nje strukture e droguar ne rrenje do rrise vetem canabis.
Njerez behuni vigjilent! Radaret jane fikur.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here