Shit blerja e votës, Ministri Demiraj paralajmëron: Shumë shpejt do kemi raport…

0
155

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit dhe akuzën për shit-blerjen e votave. Ministri teknik konfirmoi se gjatë procesit zgjedhor ka pasur raste të shit-blerjes së votës.

Më tej, ai shtoi gjatë një interviste në “Ora News” se zv/kryeministrja është drejt përfundimit të raportit, që do të publikohet shumë shpejt.

“Në lidhje me këtë akuzë po përgatisim një raport, brenda tij ndodhen të gjitha rastet e përdorimit të parave të trafiqeve apo rasteve që përbëjnë krim elektoral. Brenda raportit do të gjeni numrin, sasinë dhe zonat më problematike. Ka pasur disa raste, do bëhen të ditura shumë shpejt”, tha Demiraj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here