“Pagova vetë për arkivolin e Caroline”, familja e viktimës përgënjeshtron pilotin grek, avokati: 10 ditë para vrasjes, nëna e viktimës i dha 20 mijë euro

0
78

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi Greqinë, ku piloti 32-vjeçar mbyti bashkëshorten e tij 20-vjeçe, Caroline, në sy të foshnjës 11-muajshe. Media greke protothema, duke iu referuar deklaratës së bërë nga avokati i familjes së Carolina Crouch ka përgenjeshtruar pilotin.

Sipas tij, 10 ditë para vrasjes, nëna e Caroline i kishte dhënë dhëndrit të saj, Babis Anagnostopoulos, një shumë prej 20 mijë eurosh. Kjo deklaratë vjen pas dëshmisë së pilotit 32-vjeçar në burg, i cili pretendoi se kishte paguar për arkivolin e 20-vjeccares.

Avokati i familjes fatkeqe, Thanassis Harmanis tha se piloti jo vetëm që kërkoi 2,200 euro për arkivolin, por edhe 2,000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos. “Sa i vlefshëm është pretendimi i një burri që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Talenti i pashembullt i aktrimit solli lotët në sytë e njerëzve me ndjeshmëri”, tha avokati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here